Kosova gati për ndeshjen me Anglinë

Kosova gati për ndeshjen me Anglinë

Kombëtarja e Kosovës U21 sot ka vazhduar stërvitjet me intensitet të lartë në prag të ndeshjes ndaj Anglisë.

Sot në stërvitje janë bashkuar edhe lojtarët, Arton Zekaj dhe Lirim Kastrati, ndërsa mungoi Kolgeci i cili do t’i bashkohet Kosovës në ditët në vijim.

Në këtë stërvitje u pa një atmosferë e mirë e lojtarëve, duke parë edhe formën e mirë në të cilën janë duke kaluar.

Gjatë ditës së djeshme përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi e cilësoi ndeshjen ndaj Anglisë si ndeshjen më të vështirë në këto eliminatore. Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet me 9 shtator në Hull të Anglisë.