Top-vendet më të lumtura në botë

Top-vendet më të lumtura në botë

20 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Në Raportin Botëror të Lumturisë janë ranguar 156 vende sipas nivelit të lumturisë dhe në këtë listë Kosova është e 46-ta. Por, për dallim nga vendet e rajonit, Kosova qëndron më mirë. Në vendin e 70-të qëndron Serbia, Mali i Zi në vendin e 73-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 78-të dhe Maqedonia në vendin e 84-të. Ndërsa, në vendin e 107-të qëndron Shqipëria, transmeton rtv21.tv

Ndërkaq, Finlanda është ranguar në vendin e parë si shteti më i lumtur, për herën e dytë, duke kryesuar top dhjetëshen e përbërë nga pesë vende nordike. Raporti Botëror i Lumturisë i publikuar sot, ka ranguar 156 vendet sipas nivelit të lumturisë, bazuar në faktorë si nivelin e kënaqësisë, mbështetjen sociale dhe antikorrupsionin.

Përderisa vendet nordike, si Finlanda, Norvegjia, Danimarka, Suedia dhe Islanda po e kryesojnë tabelën, nuk pati shenja të Britanisë në top dhjetëshe.

Britania e Madhe është listuar e 15-ta, nga vendi i 19-të që ishte vitin e kaluar, një nivel para Irlandës dhe katër para Shteteve të Bashkuara të Amerikës – që u renditën në vendin e 19-të.

Meik Wiking, krijues i Institutit për Hulumtime të Lumturisë, tha se pesë vendet nordike që janë ranguar me nivelin më të lartë të lumturisë në indeks, po bëjnë diçka për të krijuar kushte më të mira të jetesës.

Shtetet e Bashkuara janë në vendin e 19-të dhe asnjëherë nuk ishin në top-dhjetëshe./21Media