- Gjatë qendrimit në Zagreb, historiani Buxhovi do të pritet në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë, në Rektoratin e Univeristetit të Zagrebit si dhe nga Kryebashkiaku i Zagrebit

– Gjatë qendrimit në Zagreb, historiani Buxhovi do të pritet në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë, në Rektoratin e Univeristetit të Zagrebit si dhe nga Kryebashkiaku i Zagrebit

Në kuadër të “Javës së Kosovës në Kroaci”, ku me shumë manifestime kulturore dhe artistike shënohet 11 vjetorit i pavarësisë së Kosovës, në Zagreb, promovohen tri vëllimet e fundit të “Kosovës” së Jusuf Buxhovit. 
Promovimi i organizuar nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare në Zagreb dhe Qyteti i Zagrebit, mbahet këtë të hënë, më 11 shkurt, në orën 18, në bibliotekën e kryeqytetit “Bogdan Ogrizoviq”. Për veprën e Buxhovit flet historiani Njazi Muhamedi.
Gjatë qëndrimit në Zagreb, historiani Buxhovi do të pritet në Rektoratin e Universitetit të Zagrebit nga rektori, prof.dr. Damir Boras si dhe në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë, me ç’rast, në këtë institucion me renome shkencore do të bisedohet për projektet e përbashkëta hulumtuese, sidomos ato që prekin raportet shqiptare-kroate nga mesjeta e tutje. Historiani Buxhovi do të pritet edhe nga Krybashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiq./21Media