Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00

Loading...

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00

Sot në Pallatin e Rinisë, Kosova si nikoqire do të zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Italisë, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingpongut rrethi i gjashtë “2018-2019 European Table Tennis Championships”.

Reprezentacioni i meshkujve të martën, duke filluar nga ora 18:00, në palestrën e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë do të ballafaqohet me pingpongistët nga Italia, të cilët kryesojnë grupin B2. Kosova, Italia, Izraeli dhe Norvegjia janë në grupin B2.

Selektori, Yll Bislimi përsëri i ka përzgjedhur talentët Fatih Karabaxhakun dhe Kreshnik Mahmutin si dhe Mentor Shabanin dhe Baton Çitakun për këtë sfidë të radhës për Kosovën.

Unioni Europian i Pingpongut (ETTU – Europena Table Tennis Union) ka caktuar gjyqtarin slloven, z. Matija Krnc, refer ndërkombëtar për të mbikëqyrur ndeshjen Kosovë-Itali. Ndërsa, drejtësinë do ta ndajnë dyshja Kosovare me licencë ndërkombëtare, Alban Hoxha dhe Shefqet Jashari.