Sot stërviten, nesër luajnë

Sot stërviten, nesër luajnë

​Kombëtarja e Kosovës sot do ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kualifikuese për Euro 2020, kundër Malit të Zi.

Stërvitja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila fillon në ora 18:00. Para fillimit të stërvitjes, do të mbahet një konferencë për media.

Stërvitja në “Fadil Vokrri” do të zhvillojë edhe Mali i Zi.

Kombëtarja e Kosovës shpreson në fitore, për t’i rritur gjasat e saja për një kualifikim të mundshëm në evropian.

Kosova me Malin e Zi do të përballet nesër me fillim nga ora 20:45, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./21Media