Futbollistët i fillojnë stërvitjet 3 ditë para ndeshjes

Futbollistët i fillojnë stërvitjet 3 ditë para ndeshjes

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Doha të Katarit në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Suedisë.

Përzgjedhësi Bernard Challandes në këtë grumbullim ka ftuar 25 futbollistë, prej të cilëve 13 nga elita e futbollit në Kosovë.

Stërvitjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë sonte në orën 18:00.

Kujtojmë se ndeshja Kosovë-Suedi do të zhvillohet më 12 janar në orën 17:45 (sipas orës lokale në Doha)./21Media