Kosova – Zvicra shkëmbejnë përvojat

Po përmbushet një mision

Shoqata e Mamive të Kosovës dhe grup i Mamive “FamilyStart” nga Zvicra, bëjnë shkëmbim përvojash.

Mamia Sadije Llalloshi përmes një ligjërate prezantojnë rolin e mamive në Kosovë nga vitet 1980, ku përmes kësaj u dhanë mesazhe shumë të rëndësishme për rolin dhe kujdesin që e ofrojnë. Ndërsa, Elena Reusser mbajti një ligjeratë me temë “Fillimi i Familjes-Fillim i Sigurtë në jetë”.

Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj tha se Mamia është edhe mjek, pasi tërë kohën është me pacientë.

Magbule Elezi, drejtoreshë ekzekutive e SHMAKS-it përmes një fjalimi tha ardhja e mamive nga Zvicra është mundësi e shkëmbimit të përvojave.

Ajo shtoi se sot po e përcjellin një mesazh shumë të fuqishëm në përmbushjen e misionit të tyre siç është fuqizimi i rolit të mamisë në Kosovë.

Pas përfundimit të ligjëratave dhe diskutimeve SHMAKS-i, bashkë me grupin e mamive nga Zvicra vazhduan vizitën në Qendrën për Mirëqenien e Gruas në Prishtinë.

Back to top button