Fushata e nisur sot përfundon më 4 tetor

Fushata e nisur sot përfundon më 4 tetor

Sot partitë politike zyrtarisht fillojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare, të cilat mbahen më 6 tetor.

Vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën zgjedhore pas orës 00:00, kur edhe kemi hyrë në datën 25 shtator.

Të gjitha partitë dhe koalicionet sot kanë paralajmëruar që fushatën ta fillojnë përmes tubimeve në qytete të ndryshme.

Fushata e nisur sot përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore, e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shpalosur rregullat, të cilat duhet të iu përmbahen subjektet politike në garë.

PZAP bëri të ditur se gjatë kësaj fushate subjektet politike dhe mbështetësit e tyre mund të organizojnë çfarëdo tubimi ose fjalimi politik, por subjektet politike janë të obliguara të respektojnë kodin e mirësjelljes për subjekte politike.