"Mirë se vjen Asllani"

“Mirë se vjen Asllani”

Kosovare Asllani me prejardhje nga Kosova tashmë zyrtarisht iu është bashkuar ekipit spanjoll për femra, CD Tacon, i cili nga viti 2020 do ta ketë emrin Real Madrid. Lajmi u bë i ditur nga ekipi, i cili përmes një postimi i uroi mirëseardhje asaj.

“Kosovare Asllani është lojtarja e re e CD TACON. Mirë se vjen Asllani”, thuhet ndër tjerash në postimin e tyre në Twitter.

Kosovare Asllani është shqiptare nga Kosova, e lindur në Krisianstad në Suedi. “Kosse” ishte pjesë e Kombëtarës së Suedisë në Kampionatin Botëror në futboll për femra./21Media