Qytetarët dhe bizneset e Kosovës dhurojnë strehim ushqim dhe veshmbathje

Qytetarët dhe bizneset e Kosovës dhurojnë strehim ushqim dhe veshmbathje

Në një situatë të jashtëzakonshme si kjo e sotmja për Shqipërinë ka bërë që shumë njerëz të bëjnë të pamundurën që tu ofrojnë ndihmë dhe përkrahje të prekurve nga termeti tërmeti në Shqipëri.

Përveç fytyrave publike, në ndihmë të vëllezërve shqiptarë dolën thuajse shumica e kosovarëve. Si ndihmë kryesore për të prekurit nga tërmeti padyshim është strehimi.

E kosovarët këtë brengë sado pak po mundohen të ua bëjnë më të lehtë kështu duke filluar nga bizneset e deri tek personat që po i lëshojnë shtëpitë e tyre, për të prekurit nga tërmeti, shkruan rtv21.tv

Hoteli “ANA-BENZ” në mbështetje të të prekurve nga Shqipëria ka njoftuar se ofron strehim për 80 përsona me të gjitha shpenzimet e paguara nga ta.

Gjithashtu edhe “Hotel Ilira”në Podujevë përmes një postimi në facebook ka deklaraur se mund t’i strehoj 10 familje shqiptare.

 

Edhe hoteli “Kosova” ka sigurar 60 dhoma për shqiptarët e Shqipërisë, të sigurar gjithashtu edhe ushqimin për 150 persona.

Ish-Ushtari i UÇK-së, Ali Balidmeaj i cili dikur kërkonte ndihmë pasi që  flinte në koridore të banesave  dhe falë kronikës së RTV21 në bashkëpunim me ‘Jetimat e Ballkanit’ ju sigurua një banesë ka treguar se pranon një familje nga Shqipëria për strehim në banesën e tij.

Përveç bizneseve, dyert e shtëpive i kanë hapur edhe qytarët tjerë. Në adresen e portalit rtv21.tv gjatë ditës kanë ardhur mesazhe të shumta nga qytetarët e Kosovës të cilët janë treguar të gatshëm t’i hapin dyert e shtëpive të tyre.

“Përshëndetje redaksi, ju përgëzojmë për këtë që po bëni, ne ofrojmë shtëpinë tonë e cila gjendet në Fushë Kosovë, për të prekurit që duan të vijnë në Kosovë, Nafi Krasniqi”.

“Ne fshatin polac komuna e skenderajit i pranon 30 familje qe kane nevoj per strehim me nje fjal dyer te hapura”, Isuf Hoti

Të krijuar në grupe qytetarët e Mitrovicës janë bashkuar duke mbledhur rroba, batanije, dhe çfardo lloj ndihme tjetër për Shqipërinë.

Gjithashtu edhe në sheshin e qytetit të Vushtrrisë një numër i madh i qytetarëve kanë grumbullar mjete të ndryshme për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.

Ndihma për qytetarët e Shqipërisë janë grumbulluar edhe nga qytetarët e Ferizajit.

Një qytetar nga Mitrovica, shtëpinë e tij e ka lëshuar për një vit për njëren prej familjeve të prekura nga tërmetet.

Ndihmat e Kosovës për Shqipërinë, nuk mjafotjnë me kaq pasi që çdo moment kosovarët po shprehin vullnetin për ndihma të drejtuar për të prekurit nga tërmeti. /21Media