Tottenham përjashtohet nga Liga e Konferencës

Tottenham Hotspur ka mbetur jashtë Ligës së Konferencës të Evropës pasi paneli disiplinor i UEFA-s i dha fitoren në tavolinë (3-0) skuadrës franceze, Rennes.
Ndeshja u anulua për shkak të masave antiCovid.
Me këtë rezultat, Tottenham përfundon i treti në Grupin G.
Ndërkaq, skuadra Vitesse Arnhem e cila kalon në fazën elimintatore, ku do të luajë me Rapid Ëienan, është vetëm tre pikë prapa Tottenham.
“Ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës së Evropës 2021/22 midis Tottenham Hotspur FC dhe Stade Rennais FC, që fillimisht ishte planifikuar të luhej më 9 dhjetor 2021, nuk u zhvilluar për shkak të problemeve brenda skuadrës angleze, e cila për këtë arsye mendohet se e ka humbur ndeshjen 0-3 në përputhje me Aneksin J.3.1 të Rregulloreve të Ligës së Konferencave të UEFA Europa (Sezoni 2021/22).”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga UEFA./21Media

Back to top button