Sonte në "Click" u diskutua lidhur me temën "Mikpritje apo servilizëm"

Sonte në “Click” u diskutua lidhur me temën “Mikpritje apo servilizëm”

Gazetari i sportit, Arben Berisha lidhur me mikpritjen që iu bë gjatë vikendit tifozëve anglezë në Kosovë u shpreh që pritja e madhe ndaj reprezentacionit të Anglisë është bërë pikërisht për faktin se kosovarët prej 20 vjetëve e këndej kanë qenë të lidhur dhe janë mishëruar me futbollin anglez.

Elementi që nuk duhet harruar sipas tij, është që qe 20 vjet në vendin tonë ka pasur transmetime të Premier Ligës, shkruan rtv21.tv

“Këtu Prishtina ato ditë dukej sikur një Kampionat Evropian apo Botëror, sepse pikërisht ata në atë mënyrë organizohen dhe festojnë para secilës ndeshje”, tha Berisha, duke iu referuar tifozëve anglezë.

Kujtojmë që, të dielën ndeshja historike e Kosovës me Anglinë ka përfunduar me rezultat 0:4 në favor të Anglisë./21Media