"Qytetarët e Kosovës duket se këtë vit Vlorën do ta kenë destinacion kryesor jo vetëm për të kaluar fundjavën"

“Qytetarët e Kosovës duket se këtë vit Vlorën do ta kenë destinacion kryesor jo vetëm për të kaluar fundjavën”

Vlora duket se do të jetë destinacioni i turistëve nga Kosova për sezonin e ri turistik. Fillimisht ata po zgjedhin paketat tre ditore, ndërsa kanë nisur edhe prenotimet për verën.

Nga turizmi patriotik, kur u duhej të gjenin vetë hotelin  dhe destinacionet, turistët nga Kosova që zgjedhin bregdetin shqiptar po shkojnë gjithmonë e me shumë tek pushimet e planifikuara.

Pas mungesës së sezonit të kaluar kur zbritën në jug, kosovarët po rikthehen në Vlorë fillimisht me paketa turistike tre ditore.

Në kohën kur bregdetin e Durrësit tashmë e kanë prenotuar rusët dhe skandinavët, kosovarët duket se këtë verë do të vendosen në Vlorë.

Përfaqësuesit e biznesit thanë se prenotimet kanë nisur.

“Qytetarët e Kosovës duket se këtë vit Vlorën do ta kenë destinacion kryesor jo vetëm për të kaluar fundjavën”.

Rreth 800 turistë shkuan në mënyrë të organizuar vetëm gjatë fundjavës së festës së Pashkës ortodokse. Ata thanë se vlerësojnë paketën turistike dhe larminë e destinacioneve që ofrohen, krahas përmirësimit të shërbimit.

Sezoni turistik ende nuk ka nisur por pushuesit kërkojnë që të mos abuzohet me çmimet, raporton oranews.