45 vjeçari duhet ta mbarojë vuajtjen e dënimit me burg

45 vjeçari duhet ta mbarojë vuajtjen e dënimit me burg

Gjykata Federale në Zvicër ka vendosur dëbimin e një shtetasi nga Kosova pas 40 vjetësh qëndrimi atje.

Kosovari ishte dënuar disa herë në Zvicër për vepra të ndryshme penale.

Ndër të tjera, ai ka marrë pjesë në disa vjedhje të makinerisë ndërtimore me vlerë prej rreth 230 mijë frangash dhe ka shitur në Kosovë elektroshtëpiake të vjedhura në Zvicër. Veç këtyre, ai ka qenë i përfshirë në tregtinë e 53 kilogramëve marihuanë.

Gjykata e Qarkut e Badenit e kishte dënuar 45-vjeçarin në muajin prill të vitit 2005 me pesë muaj e gjysmë burg, ndërsa në vitin 2014 me katër vjet e 9 muaj burg. Gjykata e Lartë (Kantonale) e Aargaut ia kishte ngritur dënimin e fundit edhe një vjet.

Kështu, 45 vjeçari duhet ta mbarojë vuajtjen e dënimit me burg jo më parë se në vitin 2021. Menjëherë pas kësaj, siç ka vendosur tashmë Zyra për Migracion e Aargaut, ai duhet ta lëshojë edhe Zvicrën.

Kosovari mësohet se kishte emigruar në Zvicër që në moshën 5 vjeçare. Ai u rrit atje, u martua dhe është baba i dy fëmijëve adoleshentë./oranews