Pesë ekspertë deminues vdesin në Jemen

Pesë ekspertë deminues vdesin në Jemen

Një shqiptar nga Kosova, Afrim Hoti,  i cili ishte me mision humanitar (deminues) në Jemen ka vdekur dje gjatë një eksplodimi në këtë vend. Po ashtu të vrarë kanë mbetur dhe katër persona të tjerë nga Evropa.

Vdekja e tyre është konfirmuar nga Qendra e Ndihmës së mbretit Salman, sipas tyre dy nga të vrarit ishin afrikanë, një kroat, një boshnjak dhe një kosovar.

Eksplodimi ka ndodhur të dielën, një makinë që mbante mina të shkatërruara ka shpërthyer në provincën qendrore Marib./21Media