Shoferi i makinës dhe një pasagjer pësuan lëndime të lehta

Shoferi i makinës dhe një pasagjer pësuan lëndime të lehta

Në autostradën A1 afër Rothrist AG, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm dje. Një kosovar, 37-vjeçar është përplasur me veturën e tij të tipit BMW X5 në barrierën e autostradës. Ai dhe një pasagjer pësuan lëndime, shkruan Blick, transmeton rtv21.tv

Vozitësi i BMW, së bashku me një pasagjer, 27-vjeçar, nga Maqedonia ishin në autostradën A1 në drejtim të Zyrihut, kur ndodhi aksidenti rreth orës 8:30. Kosovari humbi kontrollin e makinës në Rothrist AG, duke u përplasur dy herë e më pas duke u ndalur në shiritin ndihmës.

Të dy pësuan lëndime të lehta në këtë aksident, raporton policia e Kantonit të Aargaut. Ata u dërguan në spital.

Kosovarit iu mor patentë shoferi nga Zyra e Trafikut Rrugor. Ende nuk dihet qartë se si erdhi deri te aksidenti, hetimet nisën./21Media