Asllani nuk harroi për të treguar se është shqiptare

Asllani nuk harroi për të treguar se është shqiptare

Kosovare Asllani me prejardhje nga Kosova ishte e nominuar për Topin e Artë në konkurrencën e femrave.

Në gala mbrëmjen e mbajtur mbrëmë në Paris ajo ka shkëlqyer me një fustan elegant, teksa nuk harroi për të treguar se është shqiptare, përkundër faktit se e përfaqëson Suedinë ajo bëri shqiponjën dykrenare.

”Gjithmonë me mu” është mbishkrimi që ajo ia ka lënë fotografisë së publikuar në Instagram.

Fituesja e Topit të Artë për femra ishte Megan Rapinoes, futbollistes amerikane. Kurse, Asllani është rënditur në vendin e 16-të nga 20 kandidatet e nominuara për këtë çmim.

 Topin e Artë të gjashtin në karrierë e ka fituar ylli argjentinas, Lionel Messi. /21Media