E akuzuara thotë se e kreu vrasjen për vetëmbrojtje

E akuzuara thotë se e kreu vrasjen për vetëmbrojtje

Suzana Zogëjani-Sekiraqa, e cila akuzohet për vrasjen e bashkëshortit të saj Artan Sekiraqa, u deklarua e pafajshme para Gjykatës.

E akuzuara në pyetjet e trupit gjykues u deklarua e pafajshme duke thënë se vrasja ka ndodhur për vetëmbrojtje.

“Nuk e pranoj fajësinë, e gjitha ka qenë për vetëmbrojte”, tha e akuzuara Suzana Zogëjani- Sekiraqa.

Prokuroria pretendon se Zogëjani e kishte kryer vrasjen duke e goditur me mjet të mprehtë – sëpatë të paktën 11 herë në pjesën e sipërme të qafës si dhe në pjesën e poshtme të qafës.

Tutje në aktakuzë përshkruhet se këto veprime të dhunshme kanë shkaktuar prerjen e kokës viktimës.

Trupi i A. S, një kosovar 33 vjeç, është gjetur në tetor i vdekur në një dhomë në apartamentin në katin e tretë, në rrugën Grande Rue 39 A në Dole, në krahinën e Juras në Francë. Siç shkruante portali www.estrepublicain.fr, ai dyshohet të jetë vrarë me një sëpatë e cila është gjetur pranë trupit të tij.