Florinda do të përfaqësojë NY në Miss USA

Florinda do të përfaqësojë NY në Miss USA

Mbrëmë është mbajtur nata finale e garës së bukurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Miss New York USA 2019”.

Triumfuesja e kësaj nate është shpallur kosovarja, Florinda Kajtazi. Florinda është 27 vjeçare dhe jeton në qytetin e New York-ut prej vitesh, shkruan rtv21.tv

Marrjen e këtij çmimi bukuroshja kosovare e ka konfirmuar përmes rrjetit social, Instagram ku numëron mbi 12 mijë ndjekës.

Kosovarja, Florinda Kajtazi do të përfaqësojë qytetin e New York-ut në edicionin e 68-të të MISS USA, që është kompeticioni më i rëndësishëm i bukurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media