Dy persona mbetën të lënduar gjatë përleshjes me rojen e pyllit

Dy persona mbetën të lënduar gjatë përleshjes me rojen e pyllit

Dy meshkuj shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore në Vushtrri pasi gjatë një përleshje janë goditur me thikë nga i dyshuari shqiptar i cili ishte roje e pyllit, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Incidenti ka ndodhur kur dy të lënduarit janë takuar nga roja e pyllit derisa ishin duke vjedhur dru. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Të tre personat e përfshirë në rast janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit roja e pyllit është dërguar në mbajtje kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar./21Media