Nënshkrimi i memorandumit bëhet sot

Nënshkrimi i memorandumit bëhet sot

Vetëm një ditë pasi vendosën t’i hiqnin njëra-tjetrës ndalesat për produktet respektive, Kosova dhe Maqedonia e Veriut sot do të shtrijnë bashkëpunimin edhe në një tjetër fushë.

Sot nga ora 11:15 do të bëhet nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit në fushën e regjistrimit të bizneseve në mes të dyja vendeve.

Të pranishmëve do t’ju drejtohet më një fjalë përshëndetëse ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Ndërsa para aktit të nënshkrimit të memorandumit nga fjalë do ta mbajnë edhe drejtoresha e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, Nexhmie Selimi dhe ajo e Qendrës së Regjistrimit të Bizneseve të Maqedonisë së Veriut, Marija Boshkovska.

Ndryshe, para pak muajsh Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ka nënshkruar memorandum Bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Biznesit të Republikës së Shqipërisë./21Media