Kosovë-Shqipëri, bashkëpunim i ngushtë edhe në fushën e mbrojtjes

Quni priti në takim Minxhozin

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi shprehu konsideratën e lartë për nivelin e deritashëm të bashkëpunimit bilateral duke shprehur gatishmërinë e plotë dhe ofruar të gjitha kapacitetet shtetërore të Shqipërisë.

Si vend anëtar i NATO-s, ai ofroi mbështetjen e pa rezervë në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së dhe afirmimin e Kosovës për aderim në mekanizmat e sigurisë rajonale dhe euroatlantike.

Ministri Quni nga ana e tij, falënderoi ambasadorin dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme e Shqipërisë në të gjitha periudhat dhe në arritjet e përgjithshme të Kosovës./21Media

 

 

Back to top button