“NATO për paqe”

“NATO për paqe”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka falënderuar trupat amerikane, të cilat për 20 vjet janë pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.

Falënderime mijëra ushtarëve amerikanë që kanë shërbyer në operacionet e mbështetjes paqësore të NATO-KFOR në Kosovë gjatë njëzet vjetëve të fundit. NATO për Paqe”, ka shkruar Kosnett në rrjetin social, Twitter, duke i bashkëngjitur edhe një video.

Sot është shënuar 20 vjetori hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimi i vendit nga forcat pushtuese serbe. Në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit në Kosovë do të qëndrojnë, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright./21Media