Kostoja e lartë e energjisë elektrike, barrierë për bizneset

Gërxhaliu ka thënë se çështja e energjisë është në top dhjetë barrierat për bizneset

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ organizuan forumin e biznesit “Pengesa qindra milionëshe: Energjia elektrike”.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu ka thënë se çështja e energjisë është në top dhjetë barrierat për bizneset.

“Një kosto e tillë është e pa përballuar dhe ajo çka është më shqetësuese ndikimi negativ në prodhimtari. Është një dëshmi se flitet shumë për zhvillim. ekonomik, por ne realitet është e kundërta. Po ashtu shqetësuese mbetet mos ndërtimi i kapacitete reja për prodhimtari energjetike, ndërsa ka mbetur vetëm në letër që nga viti 2002 për ndërtimin e kapaciteteve të reja”, shtoi Gërxhaliu.

Ilir Rexhepi nga GIZ- i gjerman ka thënë me këtë rast se furnizimi, çmimi i energjisë çdo herë janë evidentuar si barrierë për bizneset.

“Andaj, ky problem do të ketë zgjidhje të përhershme nëse ka interes gjithëpërfshirës institucional”, ka thënë Rexhepi.

Për këtë ai ka thënë se duhet me pasur tarifa nxitëse të energjisë për kompanitë prodhuese. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë në vazhdimësi ka qenë kritikues për sektorin e energjisë dhe kualitetin e saj. Këto kushte duhet ndryshuar sepse rreth 300 milionë euro humbje.

“Jemi të përkushtuar për përmirësimin e saj, ku kemi bërë një strategji dhjetë vjeçare që pritet të aprovohet së shpejti në Qeveri. Po ashtu kemi në plan edhe integrimin e këtij sektori me rajon. Që nga pas lufta kemi importuar energji rreth 550 milionë euro. Në pjesë e humbjeve duhet targetarur më mirë, ngase mbi 30 përqind janë të faturuar që bëjnë pjesë edhe energjia e shpenzuar në veri në vlerë prej 10 milionë euro. Duhet të rregullohet tregu tarifor. Në vendet e BE tarifat për biznese janë përgjysmuar, janë zbritë, ndërsa në Kosovë bizneset paguajnë më shtrenjtë se shtëpitë ose amvisëritë”, tha ai.

Ai ka thënë se janë duke punuar për finalizimin e kontratës për TC Kosova e re, sepse kjo çështje është tejzgjatur mjaft.

“Brenda vitit 2019 do të nisë ndërtimi i Kosova re dhe të përfundoi në vitin 2022-23 dhe kështu të zgjidhen problemet për furnizim të energjisë”, tha Lluka.

Lluka ka thënë se kanë probleme me Serbinë për shfrytëzimin e Transmisionit me Shqipërinë. Faton Thaçi zëvendës ministër në MTI ka thënë se rryma është një ndër faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin dhe prodhimtarinë.

“Që nga pas lufta mungesa e energjisë elektrike ka qenë pengesë për bizneset, po ashtu çmimi i lartë i energjisë, mungesa e tregut konkurrues të energjisë elektrike”, tha ai.

Back to top button