Në përkrahje të produkteve bujqësore vendore

Në përkrahje të produkteve bujqësore vendore

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, me mbështetjen e Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Obiliqit më 05 dhe 06 shtator, do të organizojë aktivitetin “KOSTT sh.a hap dyert për tregun dy ditorë në përkrahje të produkteve bujqësore vendore”.

Ky aktivitet do të realizohet në kopshtin e selisë qendrore të KOSTT-it në Prishtinë, si dhe njëkohësisht me datë 06 shtator në hapësirat e ekipeve të mirëmbajtjes në Obiliq.

Do të krijojë mundësi duke lëshuar hapësirat pa pagesë/falas për prodhuesit e ndryshëm të produkteve bujqësore vendore, që të ofrojnë produktet e tyre për shitje, për punonjësit e KOSTT-it si dhe për të gjithë qytetarët e interesuar, duke kontribuar në zhvillimin dhe shpërndarjen e kulturës së blerjes së produkteve vendore. Në mënyrë që ky aktivitet të zhvillohet konform masave administrative dhe ligjeve në fuqi, KOSTT sh.a paraprakisht ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke u kujdesur që produktet nga prodhuesit pjesëmarrës, të jenë vendore, natyrale/organike si dhe të posedojnë Certifikatën e Numrit Identifikues të Fermës-NIF Fermerët/Prodhuesit konform Udhëzimit Administrativ NR.07/2011 për Regjistrin e Fermerëve”, thuhet në komunikatën e KOSTT-it.

Me këtë rast, KOSTT ftoi qytetarët dhe institucionet, që veprojnë në afërsi të KOSTT t’i bashkohen iniciativës në përkrahje të produkteve vendore në mbështetje të praktikave më të mira evropiane, duke i shërbyer komunitetit si dhe duke i bërë pjesë të pandashme të objektivave dhe njëkohësisht duke promovuar përgjegjësitë shoqërore korporative./21Media