Dëshira e Kovaç

Dëshira e Kovaç

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovaç ka dëshirë për ta transferuar në ekip sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukiç.

33-vjeçari është i padëshiruar në Torino, pasi nuk ka vend në ekipin e Sarrit.

Bayerni është munduar ta transferojë në ekip mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho, mirëpo kjo shpresë duket se ka marr fund.

Deri më tani, ata kanë arritur marrëveshje me Interin për një tjetër lojtar kroat, Ivan Perisiç i cili iu është bashkuar bavarezëve si huazim me të drejtë blerje.