Kovaçevski: Propozimi i ri francez do të kalojë nëpër të gjithë filtrat

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në një konferencë për media tha se propozimi i ri francez do të shpallet pasi të ketë kaluar të gjitha filtrat, opozitën, presidencën, kuvendin dhe shoqërinë civile. Ai tha se apelon te të gjithë aktorët politikë që të përmbahen nga dezinformatat.
“Do të pasojë një proces i gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar dhe më pas me presidentin, parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend. Zgjidhjen do ta sjellim së bashku, askush nuk do të anashkalohet”, tha Kovaçevski.
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë arritur kompromis për kontestin për përmbajtjen e Korrnizës negociuese me të cilën Shkupi duhet të hap negociatat me BE-në, kjo u konfirmua nga Samiti i NATO-s në Madrit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, si një mundësi të vetme dhe pa rezerva për të hequr veton dhe për të hapur negociatat me BE-në./21Media 

Back to top button