KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.-Daka: Subjektet politike, kandidatët për deputetë kanë të drejtë ankese 24 orë

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.-Daka: Subjektet politike, kandidatët për deputetë kanë të drejtë ankese 24 orë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit. Partia me më së shumti vota është Lëvizja Vetëvendosje, e dyta LDK, e treta PDK, më pas renditet koalicioni AAK-PSD dhe Lista Serbe. Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.