KQZ: Zgjedhjet në 30 qershor

KQZ: Zgjedhjet në 30 qershor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të injorojë vendimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve duke vazhduar përgatitjet për procesin e 30 qershorit.

2 orë pasi në ambientet e KQZ-së mbërriti dekreti presidencial 4 anëtarët e këtij institucioni të propozuar nga Partia Socialiste e cilësuan atë në kundërshtim me Kushtetutën.

I vetmi që u pozicionua në mbështetje të dekretit presidencial ishte kryetari i KQZ-së, Klement Zguri i cili theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka detyrimin të zbatojë vendimin e kryetarit të shtetit.

Pas largimit të kryetarit nga mbledhja, 4 anëtarët e KQZ-së vazhduan me marrjen e vendimeve për përgatitjen e procesit zgjedhor të 30 qershorit duke miratuar ndarjen e fondeve për fushatën elektorale të partive që garojnë në zgjedhjet për pushtetin vendor.