KQZ pranon kërkesën e Ndocajt

KQZ pranon kërkesën e Ndocajt

KQZ ka vendosur të hapë të premten kutitë e 11 qendrave të votimit në Bashkinë e Lezhës.

Përfaqësuesit e PS-së në KQZ mbështetën ankesën e Eduard Ndocajt, i cili konkurroi përballë Pjetin Ndreut në Lezhë, pavarësisht se për 3 ditë me radhë rrëzuan ankesat e Bindjes Demokratike për hapjen kutisht.

Skënderi: Unë kërkoj mbështetjen e një nga kolegëve që konform këtyre dy neneve të mbështesin kërkesën time që ne të marrim këto prova që gjenden në kutitë e votimit, pra të bëjmë rinumërim.

PS propozoi që nëse manipulimi me votat faktohet atëherë të ketë ndjekje penale për komisionerët e përfshirë.

KQZ certifikoi në mbledhjen e saj edhe mandatin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj si dhe atë të Shkodrës, Valdrin Pjetri./oranews