Nga 314 vendvotime, rinumërohen 95 prej tyre

Nga 314 vendvotime, rinumërohen 95 prej tyre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) po mban mbledhjen e radhës.

Në mbledhje po diskutohet lidhur me rinumërimin e 314 vendvotimeve sipas vendimit të KQZ-së.

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit (QNR) ka thënë se është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve, deri në ditën e djeshme kanë përfunduar 95 vendvotime. Ai ka thënë se janë në fazën e regjistrimit të votave me kusht dhe janë duke u marrë me procesimin e formularëve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime. Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, VV ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga LDK me 24.82 për qind të votave. Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta./21Media