KQZ-ja kufizon shpenzimet për fushatën e zgjedhjeve në Podujevë

Numri i votuesve është afro 87 mijë

Shumë më e lartë që do të mund ta shpenzojnë subjektet politike në fushatën zgjedhore në Podujevë është 43 mijë e 433 euro.

Ky vendim është marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) në mbledhjen e së martës dhe mbështetet në listën jo-përfundimtare të votuesve të kësaj komune, sipas së cilës numri i tyre është 86 mijë e 866.

Pra, sipas rregullës zgjedhore të KQZ-së për kufizimin e shpenzimeve të fushatës dhe deklarimit financiar shpenzimi i lejuar është 0.5 euro për votues të regjistruar.

Deri më tani akoma nuk dihet se cilët do të jenë kandidatët që do të garojnë për të parin e komunës së Podujevës. Ky afat përfundon më 17 shkurt.

Ditë më parë KQZ ka vendosur që fushata zgjedhore të zhvillohet nga 3 – 13 mars.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës, bazuar në vendimin e presidentit, Hashim Thaçi, do të mbahen më 15 mars 2020./21Media

Back to top button