KQZ-ja sot shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

24 orë afat për ankesa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të bëjë sot në ora 14:00 publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 11 qershor.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve fillon rrjedha e afatit 24 orësh i ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, fitues i zgjedhjeve është koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma.

Pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje, kurse e treta është koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa.

Dalja e votuesve në zgjedhje sipas të dhënave të KQZ-së ka qenë mbi 750 mijë apo rreth 42 për qind qytetarë, derisa të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 872 mijë./21Media

 

Back to top button