Elezi flet për procesin zgjedhor

Elezi flet për procesin zgjedhor

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka mbajtur konferencën e parë për hapjen e vendvotimeve, shkruan rtv21.tv

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se në orët e hershme te mëngjesit është shpërndarë materiali i ndjeshëm zgjedhor në vendvotime.

Elezi ka bërë të ditur se të gjitha vendvotime janë hapur në orën e paraparë në përjashtim të disa vendvotimeve që janë hapur me pak minuta vonesë.

Ai tha sipas informacioneve nga tereni procesi zgjedhor ka filluar pa ndonjë problem.

Konferenca e radhës e Komisionit Qendror Zgjedhor është në orën 11:30, ku do të paraqiten numri i votuesve që e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar gjatë orëve të paradites.

Ndryshe, janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media