KQZ merr vendim për rinumërim të 23 vendvotimeve

Rinumërimi pritet të përmbyllet sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për të rinumëruar 23 vendvotime për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së sotme.

PZAP, në vendimin të cilin ia ka dërguar KQZ-së ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i të gjitha fletëvotimeve të subjekteve politike Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBEK).

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhërojë Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për të filluar sot me rinumërimin e vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it.

Sipas vendimit të PZAP-it, 12 vendvotime janë nga komuna e Fushë Kosovës dhe 11 tjera nga komuna e Suharekës. Rinumërimi pritet të përmbyllet sot meqenëse bëhet fjalë vetëm për rinumërimin e fletëvotimeve të dy subjekteve politike.

Back to top button