Po mbahet mbledhja e KQZ-së

Po mbahet mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror Zgjedhor është mbledhur sot që të bëjë certifikimin e kandidatëve për kryetarë të komunave në veri të vendit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit.

Debati po zhvillohet rreth kandidatëve të Listës Serbe që janë emra të njëjtë, me ata që u dorëhiqen 5 muaj më parë.

Adnan Rrustemi, anëtar KQZ tha se nuk do të duhej të ishin kandidatë ata që janë dorëhequr. Sipas tij, ish-kryetarët, me arsyet që i japin dorëheqje janë  kundër Kushtetutës dhe në dorëheqje i referohen Kosovës si ‘Kosovo Metohi’. Ai tha që çështja e rikandidimit të tyre do të duhej të merrej edhe në aspektin ligjor dhe gjykata të vendoste se a kanë të drejtë kandidimi.

Por, sipas anëtarit tjetër të KQZ-së, Florian Dushit duhet të respektohen dispozitat ligjore që i rregullojnë aspektet që ndërlidhen me certifikimin e subjekteve dhe kandidatëve. Sipas tij, KQZ do të duhej në respektim të plotë të ligjit për zgjedhje dhe të mos e problematizojë këtë çështje përtej autorizimeve të veta.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka miratuar emrat e kandidatëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes.

Kujtojmë se tre nga kandidatët e Listës Serbë për kryetarë të komunave veriore janë ish-kryetarë të po atyre komunave.