Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të nënshkruhen dy memorandume bashkëpunimi

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të nënshkruhen dy memorandume bashkëpunimi

Sot duke nisur nga ora 12:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nënshkruaj Memorandum Bashkëpunimi me Zyrën e BE-së në Kosovë, për vëzhgimin e zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, nënshkruhet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës (MPJ) dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Memorandumet e Mirëkuptimit nënshkruhen nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe shefja e zyrës së BE-së Nataliya Apostolova.

http://rtv21.tv/kqz-nenshkruan-memorandume-bashkepunimi-ne/
Facebook Comment