Rreth 33 mijë emra të votuesve janë larguar nga lista votuese

Rreth 33 mijë emra të votuesve janë larguar nga lista votuese

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se 33 mijë e 791 emra të votuesve janë larguar nga lista votuese si të vdekur ose si votues që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Në këtë mbledhje u tha se asnjë nga subjektet politike nuk kanë dorëzuar listat me kandidatët për deputet.  Po ashtu, u miratua edhe propozimi për anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore. Këtë propozim e kundërshtuan anëtarët e KQZ-së nga Vetëvendosje dhe LDK./21Media