Daka pranoi raportin

Daka pranoi raportin

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka priti në takim Anëtaren e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, e cila është edhe Kryesuese e Vëzhguesve të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së. Ajo shoqërohej nga bashkëpunëtorë dhe nga përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka pranoi raportin përfundimtar të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.

Viola von Cramon tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë punë shumë të mirë, duke përgatitur në kohë materialet, gjë që duhet theksuar për shkak të kompleksitetit të procesit.

Edhe, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takoi anëtaren e Parlamentit Evropian, njëherësh kryesuese e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Viola Von Cramon-Taubadel. / 21Media