Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Mitrovicës

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Mitrovicës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti konferencën e parë për media lidhur me hapjen e qendrave të votimit në katër komunat e veriut të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se duke u mbështetur në të dhënat nga tereni procesi i votimit po zhvillohet në rregull.

“Duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fletëvotimet dhe të gjitha materialet tjera të ndjeshme zgjedhore janë shpërndarë sipas planifikimeve. Po ashtu, ju njoftojmë se të gjitha vendvotimet e këtyre komunave janë hapur në orën e paraparë, pra në orën 7:00. Duke u mbështetur në të dhënat nga tereni procesi i votimit po zhvillohet në rregull”, tha Elezi.

KQZ në fund ftoi të gjithë votuesit e këtyre komunave që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, shkruan rtv21.tv.

Të drejt vote kanë 57.983 persona apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Konferenca e dytë e KQZ-së do të mbahet në orën 11:30./21Media