Këshilli Qendror i Zgjedhjeve doli me konferencën e fundit për sonte.

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve doli me konferencën e fundit për sonte.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se transmetimi i rezultateve të zgjedhjeve do të përfundon deri në mesnatë.

Elezi tha se numërimi i votave do të bëhet për një kohë më të shkurtë, ndërsa potensoi se deri më tani janë transmetuar të dhënat e 75% të vendvotimeve.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 26. 09%, pasohet nga LDK 25. 21% ndërsa sipas këtyre rezultateve PDK është e treta me 21. 16.

Pak më parë në një konferencë për media, lideri i Pdk-së Kadri Veseli pranoi se ky subjekt politik do të dalë në opozitë./21Media