Mbi gjysmë milioni kosovarë kanë votuar deri në orën 15:00

Mbi gjysmë milioni kosovarë kanë votuar deri në orën 15:00

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka në një konferencën për media ka thënë se procesi i votimit është duke vazhduar pa ndonjë problem që do ta pengonte procesin.

Megjithatë, e para e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se ka pasur disa incidente me të cilat po merren institucionet kompetente, policia dhe prokuroria, por ato incidente sipas saj nuk e kanë penguar procesin zgjedhor.

Sipas të dhënave të KQZ-së deri në orën 15:00 kanë votuar 529 mijë e 82 persona apo 29.47 për qind e qytetarëve me të drejt vote.

Konferenca e teret e Komisionit Zgjedhor të Kosovës do të mbahet në orën 19:30./21Media