KQZ vendos të rinumërohen 280 kuti të votimit

Rinumrimi bëhet për shkak të mospërputhjes së të dhënave

KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 280 kuti të votimit, rekomandim ky i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Prej tyre 150 në rinumërim të pjesshëm, ndërsa, 130 më rinumërim të plotë. Rinumërimi i tyre do të bëhet për shkak të mospërputhjes së të dhënave të kandidatëve dhe subjekteve politike.

Ndersa rezultatet do  të bëhen zyrtare kur të numërohen të gjitha votat edhe ato të ardhura me postë edhe ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, theksoi kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka në mbledhjen e sotme.

Ndërkohë, Daka  foli edhe për listat që po qarkollojnë nëpër disa portale me emrat e fituesve të këtyre zgjedhjeve.  “Kam parë nëpër medie publikimin e disa listave dhe dua të sqaroj që ende nuk ka rezultat të saktë deri sa të numërohen të gjitha votat” theksoi kryesuesja e KQZ-së./21Media

Back to top button