Krahasimi i Thaçit: Merkel në Aushvic, Vuçiq mohon Reçakun

“Udhëheqësit serbë flasin për krenari për gjenocid”

Presidenti i Kosovës,  Thaçi përmes një postimi në Twitter ka bërë një krahasim interesant mes veprimeve të ditëve të fundit të Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky krahasim i Thaçit vjen pas deklaratës së Vuçiq se masakra e Reçakut ka qenë një inskenim dhe në ditën kur Merkel vizitoi kampin nazist të Aushvicit.

Thaçi shkruan se Merkel ka folur në mënyrë dinjitoze në Aushvic për turpin e së kaluarës derisa Vuçiq flet me krenari për gjenocidin.

“Kancelaria Merkel në një mënyrë dinjitoze foli në Aushvic për turpin e autorëve të së kaluarës. Udhëheqësit serbë flasin për krenari për gjenocid. Ne do të arrijmë paqen për brezat e ardhshëm të të gjithë në Ballkan, kur turpi, asgjë përveç turpit, shprehet kur diskutojmë për trashëgiminë e Millosheviçit”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Vuçiq mund të përballet me prokurorinë Speciale të Kosovës për këtë deklaratë./kallxo.com

Back to top button