Arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari

Policia në Petersburg ka arrestuar një historian të njohur rus nën dyshimin e vrasjes, pasi atij iu gjet në çantë krahët e një gruaje.

Sipas mediave lokale, Oleg Sokolov ishte i dehur dhe ra në lumë ndërsa u përpoq t’i zhdukte pjesët e trupit.

Policia më pas raportohet se shkoi në shtëpinë e tij, ku gjeti trupin gjymtuar të një ish-studenteje 24-vjeçare, transmeton rtv21.tv.

Prof Sokolov është një ekspert i Napoleonit që ka marrë Légion d’Honneur të Francës.

Viktima e tij raportohet të jetë Anastasia Yeshchenko, me të cilën Prof Sokolov kishte bashkë-shkruar një numër punimesh.

Një deklaratë e policisë thoshte se një burrë 63-vjeçar ishte shpëtuar nga lumi Moika dhe u arrestua me dyshimin për vrasje. Zyrtarët konfirmuan për AFP se ishte Prof Sokolov.

Historiani ka shkruar disa libra mbi Napoleonin dhe gjithashtu ka vepruar si një këshilltar historik për disa filma.

Ai ishte gjithashtu një anëtar i Institutit Francez të Shkencave Sociale, Ekonomisë dhe Politikës (Issep), i cili të shtunën tha se e kishte hequr atë nga pozita e tij në komitetin e saj shkencor./21Media