Krasniqi del me një propozim se kush duhet ta bëjë Qeverinë

Krasniqi ka thënë se PAN-i dhe VV duhet të bashkohen

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi ka një propozim interesant për formimin e Qeverisë e që përfshinë PAN’in dhe VV-në.

“SOVRANI FOLI – POLITIKA DUHET TA LEXOJ DREJTË. Nëse ndonjëherë Republikës së Kosovës i është dashur një koalicion i madh, ai duhet të jetë tani o kurrë”, ka thënë Krasniqi në Facebook.

Tutje , Krasniqi ka thënë se është në obligimin e politikanëve të PAN-it dhe atyre të VV-së që ta analizojnë me urti situatë në Kosovë dhe të marrin vendimin që i duhet Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Koalicioni në mes këtyre subjekteve zgjedhore, krijon mundësi të shumta. Politikanët e këtyre subjekteve duhet të mendojnë racionalisht! Le të fitoj urtija politike e njerëve vendimmarres në politikë”, thekson Krasniqi./21Media

Back to top button