Dy medalje për Kosovën në "Tarragona 2018"

Dy medalje për Kosovën në “Tarragona 2018”

Xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë kaluar në finale.

Distria Krasniqi ka kaluar në finale të xhudos në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Tarragona të Spanjës, për t’ia siguruar Kosovës medaljen e parë në këto lojëra. Në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë, ajo mposhti turken Irem Korkmaz.

 

Distria Krasniqi e nis garën me fitore

Gjithashtu edhe Nora Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri në 57 kilogramë pasi ka mposhtur turken Ghofran Khelifi, për t’ia siguruar Kosovës medaljen e dytë në Tarragona të Spanjës.

Gjakova është në garë për medaljen e artë, por ka siguruar atë të argjendën.

Edhe Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale

Kosova për herë të parë po marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” që po mbahen në Spanjë. 40 sportistë, 13 trajnerë dhe 4 gjyqtarë po përfaqësojnë Kosovën në këtë garë ndërkombëtare. Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” kanë filluar nga 22 qershor dhe do të vazhdojnë deri më 1 korrik 2018. / 21Media 

“Erdhi koha që flamuri shtetëror të lartësohet edhe në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018””