Distria Krasniqi nuk kalon kampionen e botës, lufton për medaljen e bronztë

Distria Krasniqi nuk kalon kampionen e botës, lufton për medaljen e bronztë

Xhudistja, Distria Krasniqi, është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror “Tokio 2019” nga japonezja, Funa Tonaki, kampione e botës 2017 dhe nënkampione e botës 2018, kategoria – 48 kg.

Krasniqi tani lufton për medaljen e bronztë me Laura Martinez të Spanjës.

Në Japoni prej 25 gusht e deri me 1 shtator,  organizohet botërori në xhudo. Kosova përfaqësohet me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Loriana Kukën dhe Akil Gjakovën./21Media