Mposhtet Krasniqi

Mposhtet Krasniqi

Boksieri kosovar, Haxhi Robin Krasniqi është mposhtur sonte nga boksieri gjerman, Stefan Härtel. Krasniqi ka dështuar ta mbrojë titullin evropian të kategorisë së peshave të mesme të EBU-së. Meçi u vendos me një vendim unanim të gjyqtarëve, të cilët për një nuancë favorizuan gjermanin. Krasniqi u lëndua qysh në fillim në këtë meç, megjithatë luftoi për 12 raunde ndaj Haertelit.

Haxhi Robin Krasniqi më 2 qershor të vitit 2018 kishte fituar titullin Kampion Evrope, duke mundur boksierin rus, Sanislav Kashtanov. Haxhi Robin Krasniqi në nëntor të vitit 2018 kishte mposhtur kundërshtarin nga Venezuela, Ronny Landaeta, duke mbrojtur titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU). Në Dessau të Gjermanisë ai ka mbrojtur për herë të parë titullin e më të mirit të Evropës.

Ky meç ishte humbja e 6-të e Krasniqit në 55 ndeshje profesionale të zhvilluara, ndërsa fitorja e 18-të e Hartel nga 19 ndeshje./21Media