Krasniqi konfirmon takimin me Albin Kurtin!

Jakup Krasniqi ka japur detaje lidhur me takimin me Albin Kurtin

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, e ka konfirmuar takimin e tij para pak çastesh të zhvilluar me ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në selinë e këtyre të fundit.

Krasniqi ka thënë se takimi në fjalë ka qenë i caktuar më herët, ndërkaq bëri të ditur se është biseduar rreth situatës së krijuar politike.

“Kam pirë kafe me Hydën e Albinin. Takimi ka qenë i caktuar më herët. Është biseduar për situatën e krijuar poltike”, është shprehur ai për gazeten Express.

I pyetur nëse është diskutuar për ndonjë koalicion të mundshëm paszgjedhor, Krasniqi nuk e mohoi një gjë të tillë.

“Natyrisht që po, por jo diçka konkrete”, shtoi ai. Ish-kryetari i Kuvendit, gjithashtu mohoi se partia e tij mund ta braktisë PDK-në dhe AAK-në me të cilët aktualisht është në koalicion.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja që nuk ka arritur marrëveshje koalicioni me asnjë parti, të paktën deri më tani.

 

Back to top button